Ambasadorja Çitaku reagon ndaj titullit seksist të Daily Mail – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja Çitaku reagon ndaj titullit seksist të Daily Mail

    Insajderi
    28 March 2017 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj titullit të gazetës prestigjioze “Daily Mail”,”Harroni Brexit shikoni këmbët”, që ju referohet kryeministres së Britanisë së Madhe dhe ministres Nicola Sturgeon.

    Në artikullin e gazetës gazetës londineze, “Daily Mail”, teksti nuk kishte të bënte asgjë me pamjen e kryeministres dhe ministres, pavarësisht titullit.

    Ky titull ngjalli reagim edhe të ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku e cila bëri një postim në rrjetin e saj social Facebook, duke kritikuar titullin e gazetës.

    “Këto dy gra, te dyja Kryeministre, kane pas ne agjende nje nga temat me të rëndësishme te dekadave te fundit…Po titulli merret me diçka tjetër. Sot. Midis Londres”, ka shkruar Çitaku në Facebook

    Ballina e gazetës “Daily Mail”, u kritiku edhe nga shumë media tjera ndërkombëtare si “The Guardian”, “The Telegrph”.

    Ky mbishkrim konsiderua seksistë nga të gjithë dhe fyese nga shumë deputetë të qeverisë angleze, shkruan “The Guardian”. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark