Ambasadorja shqiptare në Izrael: Shtetasit nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia të na kontaktojnë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ambasadorja shqiptare në Izrael: Shtetasit nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia të na kontaktojnë

    Insajderi
    08 October 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja shqiptare në Izrael Meri Kumbe ndodhet në aeroportin e Tel Aviv. Ajo prej atje tha se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli.

    “Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

    Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

    Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark