Ambasadorja turke: Na ka mërzitur sulmi sepse jemi vëllezër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja turke: Na ka mërzitur sulmi sepse jemi vëllezër

    Insajderi
    28 November 2016 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka dënuar sulmin e ndodhur sot në Konsullatën e Turqisë në Prizren.

    Duke iu adresuar mediave, Kiliç ka bërë të ditur se në këtë ndërtesë janë thyer disa xhama, dhe është shprehur se moslëndimi i askujt është ngushëllimi i vetëm për këtë sulm.

    “Ka qenë një ngjarje që nuk duhej të ndodhte dhe vetë arsyeja që ndodhi në Kosovë është një fakt që na mërzit më shumë neve, sepse ne jemi dy shtete mik dhe vëllezër. Edhe këtë nuk duhet të harrojmë se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve janë të mrekullueshme në çdo fushë. Mund të ekzistojnë rrethanat që dëshirojnë t’i cenojnë këto marrëdhënie, por ne e shohim këtë akt si të izoluar”, është shprehur Kiliç, transmeton AA.

    Ambasadorja po ashtu falënderoi institucionet dhe zyrtarët e Kosovës që kanë ndërhyrë menjëherë pas ngjarjes dhe bëri të ditur se menjëherë pas këtij akti ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka dënuar ashpër këtë sulm.

    Sulmin e kishte dënuar edhe ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, pjesëtar i komunitetit turk.

    Duke vënë në dukje se këto akte mund të ndodhin në çdo vend të botës, Kiliç ka thënë se “aktet dhe sulmet e tilla nuk mund t’i cenojnë marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve. Marrëdhëniet tona janë historike dhe të thella. Marrëdhëniet mes këtyre dy popujve janë forta dhe të thella.”

    Arrestohen 5 persona për sulm ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark