Amber i kthehet Gjestit: Ke ardhur të degjenerosh vajzat shqiptare? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Amber i kthehet Gjestit: Ke ardhur të degjenerosh vajzat shqiptare?

    Insajderi
    06 March 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e sotme nisi me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por nuk munguan as debatet mes banoreve

    Dita e sotme nisi me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por nuk munguan as debatet mes banoreve. Amber ka ngacmuar Gjestin, i cili nuk ia përtoi që t’i kundërpërgjigjej.

    Amber e pyet Gjestin nëse ka ardhur që të degjenerojë vajzat shqiptare, pasi ‘Olës i ka thënë të flejë me të, Amberit për t’u puthur, ndërsa Eglin e ka bërë leckë’.

    Gjesti iu drejtua duke i thënë se ‘ajo zakonisht i merr gjërat me pozitivitet, e tani nuk ka faj ai që i merr seriozisht’.

    “Nuk kam faj që i merr gjërat seriozisht, ti je femër që i merr pozitiv. Ti nuk mundesh të më thuash mua po degjeneron vajzat, kurrë në jetë”, i tha banori.

    Pjesë nga debati:

    Amber: Pse ke ardhur këtu që të degjenerosh femrat shqiptare?

    Gjesti: Kush po i degjeneron?

    Amber: Olës i thua hajde fli me mua, mua më thua hajde të të puth, atë tjetrën e ke bërë leckë

    Gjesti: Ty të kam thënë hajde puthu për show

    Amber: Nuk i puth shokët në buzë

    Gjesti: Nuk kam faj që i merr gjërat seriozisht, ti je femër që i merr pozitiv. Ti nuk mundesh të më thuash mua po degjeneron vajzat, kurrë në jetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark