Amber tallet keq me Gjestin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Amber tallet keq me Gjestin

    Insajderi
    29 July 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

    Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal tek fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

    Amber: Kush është ky, Frederik Ndoci?

    Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

    Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

    Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

    Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn tek këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

    Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

    Amber: Pak, po (qesh).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark