Amber sonte ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother.
Ajo tha se nëse Gjesti është lojtar shembull në këtë shtëpi ajo vendos të largohet nga shtëpia.
“Gjesti le të rri këtu dhe unë po dal”.
Pas tentimeve të banorëve për largim, ajo u ftua nga Ledioni në dhomën e rrëfimeve. Ndërkohë nuk dihet nëse do të largohet përfundimisht, apo do të rikthehet nga vendimi i saj.