Amerika me deklaratë zyrtare për Turqinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Amerika me deklaratë zyrtare për Turqinë

    Insajderi
    16 July 2016 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e SHBA-ve u bëri thirrje të gjitha palëve në Turqi që ta mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

    Në deklaratën nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shteti John Kerry në lidhje me zhvillimet në Turqi.

    “Presidenti i SHBA-ve dhe Sekretari i Shtetit janë të mendimit të njëjtë që të gjitha palët në Turqi ta mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të tregojnë qetësi dhe të qëndrojnë larg çdo dhune dhe gjakderdhjeje”, thuhet në reagimin e shtëpisë së bardhë.

    Sipas deklaratës së SHBA-së, edhe presidenti edhe sekretari i shtetit amerikan kanë rënë dakord që të mbështesin qeverinë aktuale të Turqisë.

    “Sekretari Kerry theksoi se Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të fokusohet në sigurinë e shtetasve amerikanë në Turqi. Presidenti kërkoi nga Sekretari Kerry që të vazhdojë ta informojë në lidhje me zhvillimet”, thuhet në deklaratë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark