×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika e shpalli ‘non grata’, Sali Berisha deklarohet sot para mediave

    Insajderi
    20 May 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën u bë i ditur lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe familjes së tij të ngushtë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Berisha ditën e sotme do të mbaj një konferencë për media në orën 18:00 në Hotel Rogner.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka ftuar mediat të jenë prezente.

    Kjo konferencë vjen një ditë pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken që e shpalli non-grata ish-presidentin dhe ish-kryeministrin bashkë me familjen e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark