Amerika fillon ndalimin e TikTok-ut, ky është shteti i parë që e ndalon - Insajderi
×
Teknologji

Amerika fillon ndalimin e TikTok-ut, ky është shteti i parë që e ndalon

Insajderi
18 May 2023 - 11:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Montana është bërë shteti i parë i cili e ka ndaluar aplikacionin kinez TikTok.

Guvernatori i Montanas, Greg Gianforte i cili e ka nënshkruar këtë ligj, tha se është bërë për të mbrojtur të dhënat personale të banorëve.

“Për të mbrojtur banorët e Montanas, të dhënat personale dhe private nga Partia Komuniste Kineze, e kam ndaluar TikTok-un në Montana” tha ai.

Ky ligj i ri  ua ndalon kompanive ofrimin e këtij aplikacioni nga 1 janari i vitit të ardhshëm, si dhe e parandalon TikTok-un nga operimi si biznes në shtet.

 Ofruesit e aplikacionit do të duhet të paguajnë gjobë prej 10.000 dollarëve, për secilën ditë që platforma është e qasshme pas fuqizimit të ligjit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark