Amerika i reagon ashpër Kurtit: Të zbatohet Asociacioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika i reagon ashpër Kurtit: Të zbatohet Asociacioni

    Insajderi
    04 November 2021 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të martën në mbrëmje ka dhënë një intervistë për BBC-në që ka provokuar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kurti në emisionin “Hard Talk” ka thënë se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës.

    Ai tha se nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    E lidhur me këtë është deklaruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

    Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo ambasadë thuhet se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar.

    Po ashtu bëhet thirrje që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin.

    “Qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar. Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe. Ne nuk po e përshkruajmë se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër. Teknikat e zbatimit janë në dorën e palëve”.

    E për deklaratën e shefit të ekzekutivit kosovar më herët ka folur edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

    Stano në një adresim për media tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet.

    “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve. Është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

    “Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark