
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se shitja e avionëve luftarakë F-16 në Turqi do të jetë në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe do t’i shërbejnë unitetit afatgjatë të NATO-s, transmeton Insajderi.
Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi një letër Kongresit Amerikan në lidhje me shitjen e F-16 në Turqi, duke thënë se “shitja e këtyre avionëve luftarakë është në përputhje me interesat e SHBA-së dhe do t’i shërbejë unitetit afatgjatë të NATO-s”.
Ndërkohë që në letër pranohen marrëdhëniet e tensionuara midis Ankarasë dhe Ëashington-it, marrëdhëniet e mbrojtjes së Turqisëe me Ukrainën u përshkruan si një “parandalues i rëndësishëm kundër ndikimeve keqdashëse në rajon”.
Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan tha në një bisedë telefonike të 10 marsit me Presidentin amerikan Joe Biden se ai pret që kërkesa e Turqisë, e cila përfshin blerjen e 40 avionëve të rinj nga Shtetet e Bashkuara dhe modernizimin e F-16-ve ekzistues, të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se është koha për të hequr të gjitha sanksionet e padrejta ndaj Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Turqiai kërkoi Shteteve të Bashkuara në tetor që të blinte 40 avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga “Lockheed Martin” dhe gati 80 komplete modernizimi për avionët e saj ekzistues./Insajderi/