Departamenti i Shtetit amerikan ka aprovuar një shitje të mundshme të armëve tek Arabia Saudite. Ky ‘pazar’ pritet që t’i sjellë përfitime Amerikës mbi një miliard euro, njofton The Independent.
Në këtë shitje përfshihen ndër të tjerash dhe rreth 130 tanke për fushëbeteja.
Shitja e armëve do të monitorohet nga agjenci shtetërore por kompania General Dynamics do të jetë kompania primare e shitjeve.
Së fundi, Arabia Saudite me disa aleatë ka filluar sulmet në Jemen, ku që nga viti i kaluar vendi është zhytur në një luftë civile./Insajderi.com