Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë vrarë Wa’il Adil HAsan Selman Al-Fayed në Siri, i cili ka shërbyer si “ministër i informacionit” për ISIS-in.
“Dr Wa’il” është marrë me propagandën e ISIS-t, njofton BBC.
Pentagoni ka njoftuar se ai është vrarë përmes një sulmi ajror më 7 shtator.
Fayad thuhet se ka qenë bashkëpunëtor I afërt me strategjistin e Shtetit Islamik, Abu Muhammad al-Adnani, i cili raportohet se është vrarë muajin e kaluar poashtu nga një sulm ajror./Insajderi.com