Carter thotë se e kanë identifikuar udhëheqësin e lartë si Hadji Imam dhe tha se ai është ministër i financave të ISIS-it, shkruan Politico.
Ai tha se Hadji Imam ishte një “terrorist i njohur” që kishte dorë në komplotet terroriste jashtë Irakut dhe Sirisë.
“Eliminimi i këtij lideri të ISIS-it do të pengojë aftësinë e organizatës për të kryer operacione brenda dhe jashtë Sirisë”, deklaroi Carter,
Pentagoni të martën tha se kishte kryer një sulm ajror kundër Al Kaedës në një kamp trajnimi në Jemen. Vlerësimi i fillestar i këtij sulmi ishte se dhjetëra luftëtarë të Al Kaidës janë larguar nga fushëbeteja. /Insajderi.com