Amerikanët përkrahin vendimin për ndalimin e udhëtimeve nga vendet myslimane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Amerikanët përkrahin vendimin për ndalimin e udhëtimeve nga vendet myslimane

    Insajderi
    05 July 2017 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një sondazhi të ri të kryer nga portalet e lajmeve “POLITICO” dhe “Morning Consult”, shumica e amerikanëve e miratojnë vendimin e presidentit për ndalimin e udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara, për vizitorët nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

    Urdhri ndalon lëshimin e vizave të reja për Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin për 90 ditë dhe pezullon programin e refugjatëve për 120 ditë.

    Sipas sondazhit 60 për qind e votuesve mbështesin ndalimin, ndërsa 28 për qind janë kundër tij.

    Shumica e të anketuarve me bindje republikane, 84 për qind e tyre mbështesin ndalimin, ndërsa vetëm 9 për qind e kundërshtojnë atë.

    Vendimi për të ndalur udhëtimet gëzon popullaritet edhe mes votuesve me bindje të pavarura. 56 për qind e tyre e mbështesin ndërsa 30 për qind janë kundër.

    Pak më shumë se 40 për qind e votuesve demokratë e miratojnë ndalimin, ndërsa 46 për qind janë kundër, njofton Zëri i Amerikës.

    Në sondazh nuk përmendet presidenti apo urdhrat e tij ekzekutivë mbi emigracionin. Sondazhi ndryshon nga ata të kryer më parë ku në shumicën e tyre kundërshtohet ndalimi i udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark