Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani, falë formës fantastike që kaloj edicionin që lamë pas shumë klube kanë shfaqur interesim për të.
Mbrojtësi prishtinas që në vitin e tij të parë të RNK Split, arriti të shkëlqej duke qenë i padiskutueshëm në formacionin e ekipit kroat, arriti që të futet edhe në formacionin e vitit të futbollit kroat, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Sipas Sportcom.hr, interesim për Rrahmanin ka shprehur skuadra e madhe kroate Hajduku i Splitit. RNK Split, thuhet se kërkon dy milionë euro dëmshpërblim për ta lënë futbollistin të lirë.
22-vjeçari i është bashkuar ekipit të tij në përgatitjet për edicionin e ri dhe nuk dihet ende se a do të qëndrojë edhe këtë vit në RNK Split.
Rrahmani është rritur në akademinë e klubit kryeqytetas, Ramiz Sadiku, nga e cila është transferuar tek Drenica e më pas pati një aventurë të suksesshme tek Partizani në Kategorinë Superiore në Shqipëri. /Insajderi.com