×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Amir Rrahmani, ‘mbret’ për lojën në ajër – lë pas emra të njohur të futbollit 

    Insajderi
    02 October 2024 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas statistikave të CIES, Amir Rrahmani është shpallur mbrojtësi më i mirë në botë për lojën në ajër. Statistikat janë llogaritur nga 66 ligat më të mira, ku kapiteni i Kosovës renditet i pari.

    Rrahmani ka fituar 98.9% të dueleve të tij në ajër, duke lënë pas Virgil Van Dijk me 96.3% në vendin e dytë.

    Ousmane Diomande zë vendin e tretë me 94.2%, ndërsa Willian Pacho i PSG-së është i katërti me 93.4%. Lucas Merolla i Mazatlan të Meksikës përfundon në vendin e pestë me 92.1%.

    Pas ardhjes së Antonio Conte, Rrahmani po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe është kthyer në lider të mbrojtjes te Napoli. Ai pritet të arrijë në Prishtinë në ditët në vijim për të udhëhequr Kosovën në ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark