Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë

    Insajderi
    08 September 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

    Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

    Siç shkruan ‘Sport Mediaset’, pas testeve të kryera në vendin e tij të lindjes, Rrahmani do të kthehet sot në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

    Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pisës, Milanit, Sportingut dhe Genoas.

    Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark