Amir Rrahmani: Rezultatet pozitive te Napoli, meritat i kanë lojtarët - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani: Rezultatet pozitive te Napoli, meritat i kanë lojtarët

    Insajderi
    05 May 2025 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Kosovës dhe lojtari i Napolit, Amir Rrahmani ka bërë me dije se meritat për rezultatet pozitive të Napolit i kanë të gjithë lojtarët.

    Ai është shprehur se Napoli ka funksionuar si grup gjatë këtij edicioni.

    Napoli në fundjavë që lamë pas shënoi fitore të rëndësishme ndaj Lecces në udhëtim.

    Fitorja 1:0 e ka afruar Napolin edhe më shumë me titullin e kampionit në Serie A.

    Në Itali kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, ndërsa Napoli është në vendin e parë me 77 pikë, teksa Interi është në vendin e dytë me 74 pikë.

    “Ishte ndeshje e vështirë, duke ditur presionin që kishim. Por gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim. Kur të gjithë luajnë mirë, presioni është më i vogël për ne. E gjitha fillon nga sulmuesit”, ka thënë mbrojtësi Rrahmani për “DAZN”, shkruan sajti italian “sportitalia.it” të hënën.

    Rrahmani 31-vjeçar është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A sivjet, duke qenë një nga lojtarët më të përdorur nga Antonio Conte.

    Kapiteni dardan veçse e ka një titull të fituar në Serie A, të cilin e fitonte po me Napolin në  sezonin 2022/23


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark