AMPEK shpreh shqetësim për ndryshimin e papritur të rregullores së KPM-së, paralajmëron për rrezikun ndaj pavarësisë së medias – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AMPEK shpreh shqetësim për ndryshimin e papritur të rregullores së KPM-së, paralajmëron për rrezikun ndaj pavarësisë së medias

    Insajderi
    17 January 2025 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afërdita Saraçini Kelmendi, kryetare e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK), ka shprehur shqetësim për ndryshimin e papritur të rregullores së Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

    Ajo ka thënë se ky ndryshim i procedurës, i realizuar pa paralajmërim paraprak dhe në një mënyrë të përshpejtuar, ngre dyshime serioze për transparencën dhe legalitetin e procesit.

    Sipas Kelmendit, ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për pavarësinë e KPM-së dhe mund të hapë dyshime për ndërhyrje politike në një institucion që është i garantuar kushtetuesisht.

    Këto zhvillime krijojnë një precedent të rrezikshëm për pavarësinë e KPM-së dhe për lirinë e medias në Kosovë. Në një demokraci funksionale, ndryshimet që prekin institucione të tilla duhet të ndjekin procedura transparente, të jenë të diskutuara gjerësisht dhe të mos cenojnë integritetin e këtyre institucioneve“, ka thënë ajo.

    Ajo kërkoi që ky proces të shqyrtohet me kujdes dhe të kërkohet llogaridhënie për të siguruar që ndryshimet të bëhen në përputhje me standardet e transparencës dhe integritetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark