Ana Bërnabiq kalon në lajthitje: Opozita serbe mori mbështetje nga UÇK’ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ana Bërnabiq kalon në lajthitje: Opozita serbe mori mbështetje nga UÇK’ja

    Insajderi
    04 March 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se deputetët e opozitës që hodhën gazlotsjellës në seancën e së martës janë mbështetur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Kështu citohet të ketë thënë Bërnabiq nga mediumi serb ‘Danas’, duke thënë se akterë të UÇK’së ofruan mbështetje në Facebook për veprimet e opozitës serbe.

    Ajo pretendon se UÇK-ja ka shkruar “Serbia po digjet”.

    Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në parlamentin e Serbisë, Bërnabiq, ka bërë propagandë në foltore duke thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.

    Ajo vazhdimisht përdori gjuhë fashiste duke përdorur fjalën “shiptari”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark