Ana Kabashi 'çmend' rrjetin në bikini - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ana Kabashi ‘çmend’ rrjetin në bikini

    Insajderi
    29 July 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ana Kabashi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi të realizuara në një mjedis natyror, pranë një lumi e shkëmbinjve të bardhë.

    Këngëtarja shfaqet me një veshje ngjyrë portokalli të ndezur, që i lë të dukshme format e saj trupore dhe i jep një pamje plot sensualitet.

    Pozat e Anës, herë e shtrirë mbi shkëmbinj dhe herë duke parë nga kamera me një qëndrim të sigurt, kanë marrë dhjetëra komente dhe pëlqime në pak orë.

    Foto: Ana Kabashi/Instagram

    Fansat kanë vërshuar me komplimente, duke e vlerësuar paraqitjen e saj.

    Me këtë postim, Ana Kabashi jo vetëm që solli një imazh artistik e të kuruar, por edhe tregoi edhe një herë se është ndër artistet më të ndjekura dhe më të komentuara në rrjetet sociale. 

    Foto: Ana Kabashi/Instagram
    Foto: Ana Kabashi/Instagram
    Foto: Ana Kabashi/Instagram
    Foto: Ana Kabashi/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark