Ana viktimë e vjedhjes në Shqipëri - mbetet pa gjërat e preferuara - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ana viktimë e vjedhjes në Shqipëri – mbetet pa gjërat e preferuara

    Insajderi
    30 June 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një situatë e papritur ka prishur pushimet verore të ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi.

    Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar të Vlorës, Ana është bërë viktimë e një vjedhjeje ku, sipas saj, i janë vjedhur dy nga çantat e saj më të preferuara si dhe çanta me të gjithë produktet e saj të make-up-it.

    Në një postim të ndarë në Instagram, Ana ka ndarë shqetësimin e saj me ndjekësit:

    “Vajza! Këtë pushim mi kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kom pas…” – ka shkruar ajo, ndërsa kërkon ndihmë nga ndjekëset për të gjetur faqe në Kosovë që shesin make-up origjinal.

    Ana dhe Kevin ishin duke shijuar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar, por si duket jo gjithçka ka shkuar siç duhet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark