Analistët politik, kanë komentuar vizitën e kandidatit për kryeministër nga partia e AAK’së, Ramush Haradinajt, i cili e ka zhvilluar në SHBA në mes të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Analisti, Parim Olluri, tha se askush në Kosovë nuk e përjashton Haradinajn prej pozitës së kryeministrit.
“Është fakt tjetër që kërkush në Kosovë nuk e përjashton Ramushin prej pozicionit të kryeministrit”, tha Olluri.
Ndërkohë edhe analisti, Burim Ramadani, ka thënë se vizita më e rëndësishme e Haradinajt është ajo që ka realizuar në Pentagon.
“Në kulm të fushatës e kemi pasë një kandidat për kryeministër i cili që ka qëndru në Amerikë dhe është taku edhe me Adminisrtarën e re”, ka thënë Ramadani në Pressing të T7 të premten.
Sipas Ramadanit, sa herë Haradinaj ka vizituar SHBA-në, diçka ka ndodhur.
“Kur ka shku Ramush Haradinaj në SHBA, diçka ka ardhë. S’është e mundur që SHBA e takon dikë në mes të fushatës, pa tentu me e dhënë një mesazh”, ka shtuar tujte Ramadani.