Analistët tallen me pjesëmarrjen e zbehtë në tubimin e VV’së në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët tallen me pjesëmarrjen e zbehtë në tubimin e VV’së në Prishtinë

    Insajderi
    07 February 2025 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia në pushtet sot po mban tubimin përmbyllës në Prishtinë. Por, ajo që vërehet është se qytetarët që po marrin pjesë po mbajnë distancë. Ky tubim i paralajmëruar me jehonë të madhe nga VV, si duket nuk ka mbledhur edhe shumë qytetarë.

    Tubimi i sotëm ka nxitur edhe reagimin e analistëve në vend.

    Gazetarit Pairm Olluri, distanca e pjesëmarrësve në tubim ia ka rikujtuar pandeminë.

    Ai ironizoi duke thënë se në këtë tubim mund të hyhet edhe me veturë.

    “Qe po thotë Donika Gervalla: Po tuten gjinja me ardh në tubime të pushtetit 🤣

    Mbajshin distance si ne pandemi. Mujshë me hi me kerr neper hapësirat pa njerëz në midis tubimit”, shkroi ai.

    Ndërsa, Valon Syla në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se me tubimin e sotëm u tregua se Kurti nuk mund të jetë me kryeministër.

    “Sun pe mush Albin Kurti këtë as tubimin e fundit a?

    Shumë dobët. Gjithçka do të vuloset me 9 shkurt per numra zgjedhor, se për Kryeministër dihet që shanca ska më”, tha ai.

    Edhe Ilir Mirena ironizoi duke shkruar: Me qesi tubimi ja keni msyë me i marr 500 mije a?…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark