Analistët: Zgjedhjet në maj ose në qershor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Zgjedhjet në maj ose në qershor

    Insajderi
    28 March 2017 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet e parakohshme nacionale mund të organizohen në fund të muajit maj ose qershor të këtij viti, kështu të paktën vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se fushata për zgjedhje të parakohshme tashmë ka filluar.

    Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e partive opozitare qëndrojnë prapa asaj se vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje, ata të partive në pushtet thonë se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse partnerët e koalicionit bien në ujdi për një gjë të tillë.

    Por megjithëkëtë, partitë e dy taborëve shprehen të gatshme për zgjedhje, pa marrë parasysh se kur mbahen ato, njofton Zëri.

    Së fundmi kryetari i Kuvendit të Kosovës njwkohwsisht i pari i PDK-së, Kadri Veseli nga opozita dhe nga shumë analistë është akuzuar për fushatë siç e kanë cilësuar ata të pa ndershme me “turin dëgjimor” nëpër komunat e Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj ka mbajtur vetëm një seancë gjë për të cilën opozita pati dje kritika ndaj kryetarit të kuvendit, ndërsa mungesën e Veselit e arsyetoj nënkryetari i kuvendit, Xhavit Haliti i cili tha se për të zëvendësuar, Veselin janë edhe 5 persona të tjerë.

    Nga ana tjetër, analistët politikë shprehen optimistë se pas zgjedhjeve nacionale do të ketë ndryshime në rezultate sado që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është aq e lehtë për t’u arritur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark