×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Gashi: “Komesar” Krasta me shokë po e shndërrojnë RTK’në në RTS

    Insajderi
    23 July 2024 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesë e konsiderueshme e gazetarëve kosovarë janë duke u distancuar nga lajmi i mbrëmshëm i publikuar në televizionin publik kundër dy mediave kosovare. Në artikullin që është prodhim i një mediumi boshnjak thuhet se dy mediat kosovare janë të financuara nga Serbia.

    Për këtë ka reaguar edhe analisti, Astrit Gashi duke thënë se zëvendësdrejtori i RTK-së Adi Krasta me shokë po e shndërrojnë Radio Televizionin e Kosovës në Radio Televizion të Serbisë.

    Mes tjerash ai e ka cilësuar të tmerrshëm veprimin e RTK mbi këtë raportim.

    “I tmerrshem raportimi ne RTK i nje artikulli me burime te pabesueshme e pa asnje fakt qe denigron dy kolege e mediat qe drejtojne ata, madje pa ua dhene te drejten per tu mbrojtur sikur e kerkon rregulli elementar i etikes gazetareske e qe me rigorizitet duhet implementuar ne nje medium publik qe financohet nga parat tona”, shkroi ai në Facebook.

    Sipas tij asnjëherë nuk paramendohej që një lajm i tillë të zinte vend tek RTK.

    “Nje lajm i tille nuk mund te imagjonohet se mund te zinte vend ne RTK as ne ato qe dikur i konsideronim “koherat me te erreta” te ketij mediumi. Koherat e erreta te verteta per transmetuesin publik duket se po vijne tani”.

    “Komesari” Krasta me shoket e tjere te bordit e te menaxhmentit dje vulosen kalimin e cdo kufiri etik e gazetaresk, te papare madje edhe ne ndonje faqe anonime Facebook’u pa adrese e pronesi. Duke bere keshtu hapin e duhur per te shenderruar RTK’ne ne nje RTS! Nje lajm dhe nje akuze e tille paraqet venje ne rrezik per jete te pronareve dhe te gjithe stafit te ketyre dy mediumeve, andaj policia dhe prokuroria duhet te reagojne ne mbrojtje te tyre!

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark