Analisti gjerman: Macron po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe zgjerimin e BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti gjerman: Macron po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe zgjerimin e BE-së

    Insajderi
    07 October 2021 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analistë ndërkombëtarë kanë komentuar samitin e së mërkurës në Slloveni, BE-Ballkani Perëndimor dhe deklaratën e nxjerr nga ky samit. Ata fajësojnë krerët e vendeve të BE-së, e veçmas presidentin francez Emmanuel Macron për mos liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën dhe mos zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Bashkimi Evropian edhe njëherë ka refuzuar të caktojë një datë për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Por, në një deklaratë të përbashkët pas samitit BE-Ballkan në Brdo të Sllovenisë thuhet se një ditë këto vende do të pranohen në Bashkimin Evropian.

    Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber për këtë ngecje të integrimit të Ballkanit në BE po e fajëson presidentin e Francës Emmanuel Macron.

    “Ka mosmarrëveshje serioze mes vendeve anëtare për të ardhmen e zgjerimit. Presidenti francez Macron është seriozisht kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian por që nuk e thotë me zë të lartë. Madje ai po ndikon edhe te shtetet tjera që të bllokojë zgjerimin e mëtejmë të BE-së. Qeveria e re gjermane do të ketë një sfidë të vështirë me Macronin, pasi që nëse nuk gjendet një marrëveshje me Parisin për të zhbllokuar zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjerimi do të jetë përfundimisht i vdekur për vitin e ardhshëm”, deklaroi për RTV Dukagjinin Weber.

    Eksperti për Ballkanin Perëndimor bëb fajtor Macronin edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Megjithatë ai thotë se Kosova në këtë rast ka rënë viktimë e krizës së refugjatëve gjatë viteve 2015-2016, përcjell Telegrafi.

    Ndërsa profesori nga Oxford University, Richard Caplan thotë se lodhja që po tregon BE nga zgjerimi mund të prodhojë pasoja për rajonin e Ballkanit.

    “BE-ja ende nuk ka dhënë ndonjë datë për zgjerimin dhe kjo mund të ngrejë shumë pyetje në mendjen e njerëzve se sa serioz është Bashkimi Evropian për integrimin. Udhëheqësit duan që çdo mosmarrëveshje dypalëshe duhet zgjidhur para anëtarësimit në BE. Rreziku është se loja e zgjerimit nga BE mund të ketë pasoja te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se lojtarët tjerë, veçanërisht Rusia dhe Kina do të përfitojnë nga situata për të shtrirë ndikim e tyre në rajon”, deklaroi Caplan.

    Si Weber ashtu edhe Caplan dyshojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh për shkak të hezitimit të disa vendeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark