Analisti kosovar premton nga 250 euro për gazetaret gra që raportojnë nga veriu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti kosovar premton nga 250 euro për gazetaret gra që raportojnë nga veriu

    Insajderi
    31 May 2023 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti kosovar nga Amerika, Bleron Baraliu ka deklaruar se do t’i jap nga 250 euro për gazetaret gra nga Kosova e Shqipëria që po raportojnë nga veriu.

    Këto shuma Baraliu tha në Politiko se do t’i ndajë për të blerë gazetaret mjete sigurie kur të raportojnë nga zonat e rrezikshme siç është veriu aktualisht.

    “Më keni akuzuar që unë po flas nga Amerika e ju nga Prishtina. Tash, vajzat po raportojnë nga veriu ju nga studio. Të gjitha gratë e Kosovës e ato të Shqipërisë që kanë shku në veri dhe kanë raportuar nga atje, unë i kam obligim nga 250 euro shpërblim për të gjitha prej tyre që të blejnë mjete sigurie e çkado tjetër që ka nevojë.”, deklaroi Baraliu në Politiko.

    Vetëm gjatë tri ditëve të fundit janë raportuar mbi 15 sulme të rënda ndaj gazetarëve në AGK nga protestat e dhunshme të serbëve në komunat e veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark