×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Ramadani: Për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n, jo me Serbinë

    Insajderi
    13 August 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burim Ramadani, analist i çështjeve të sigurisë, tha se diskutimi i hapjes së urës së Ibrit nëpërmjet dialogut me Serbinë në Bruksel është i pavend.

    Sipas tij, Serbia nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës.

    Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm. Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.

    Ai tha se hapja e Urës së Ibrit duhet bëhet në dialog me NATO-n.

    “Kosova dhe BE kanë realizuar obligimet e dala nga Marrëveshja. Rikthimi i Urës në dialog është Veto për Serbinë. Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media!  Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark