Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe propozimet për “gjoja arritje të kompromisit në mes Kosovës dhe Serbisë janë jokorrekte”, thotë analisti politik serb Dragomir Angjellkoviq.
Ai pretendon se raporti është “në interes të palës shqiptare dhe përfaqëson një thirrje për Serbinë për kapitullim”.
Raporti me 27 faqe, “Rifillimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”, në pesë kapituj, flet për rolin e BE-së në negociata për çështje teknike, por analistët në Grupin Ndërkombëtar të Krizave sugjerojnë gjithashtu tre mundësi për arritjen e një kompromisi”.
E para është shpërblimi i Serbisë me mbështetjen e donatorëve dhe anëtarësimin në BE për njohjen e pavarësisë së Kosovës. E dyta është njohja e pavarësisë së Kosovës në këmbim të krijimit të zonave autonome për serbët në Kosovë dhe për shqiptarët në Serbi, dhe opsioni i tretë është shkëmbimi i territoreve.
“Ky është një raport jashtëzakonisht jokorrekt, mbi propozime që janë plotësisht të njëanshme në interes të palës shqiptare, dhe paraqiten në mënyrë të rrejshme si një kompromis. Ata na paraqesin njohjen e Kosovës me autonomi për serbët si një kompromis, përveç këaj, Serbia duhet edhe të lejojë autonomi të tillë për shqiptarët në jug të Serbisë. Ose ata paraqesin shkëmbimin e territoreve si një kompromis. E gjithë kjo nuk është kompromis”, ka pretenduar Andjellkoviq.
Sipas mendimit të tij, kërkesa të tilla “në të vërtetë janë provokime dhe paraqesin përpjekje për të përshkallëzuar situatën”./Insajderi.org.