×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ancelotti flet për Realin, Getafen, Xavin, Modricin, Gulerin…

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi është duke u përgatitur për sfidën që do ta ketë nesër mbrëma ndaj Getafes me synim që t’i marrë tri pikë dhe ta rikthejë kreun e tabelës në La Liga.

    Trajneri Carlo Ancelotti ka folur për shumë tema në konferencë për shtyp, përfshirë këtu Xavi Hernandezin, Luka Modricin, Arda Gulerin, por natyrisht edhe për ekipin e tij, Real Madrid, përcjell “Gazeta Express”.

    “Getafe? Ndeshja me Getafen është shumë e rëndësishme, mjaft e vështirë, por skuadra është në formë të mirë dhe do ta bëjmë një lojë të madhe. Jemi solidë, e luajmë një futboll të bukur dhe ndihemi të fortë. Do të jetë një lojë angazhuese, por kemi besim. Është vendimtare, e përsëris”, deklaroi fillimisht ai.

    “Jemi duke e bërë një punë fantastike, presioni është normal kur je në bankinën e Realit. Unë i respektoj të gjithë, fjalët dhe mendimet e tyre. I kuptoj edhe vendimet, si ai i Xavit apo të tjerat. E kuptoj vendimin e Xavit dhe mendimet e tij. Nuk dua të bëj krahasime”, vazhdoi trajneri italian.

    “Modric? Është një legjendë e futbollit dhe e këtij klubi. Duhet ta marrë vendimin për sezonin e ardhshëm. Nëse një i ri si Güler ngrohet dhe nuk luan, nuk ndodh asgjë. Por, me Modric, i cili është 38 vjeç dhe e ka fituar pesë herë Championsin, nuk mund ta bëj këtë. Ai e di këtë…”, nënvizoi tutje “Don Carlo”.

    “Guler? Po zhvillohet mirë, po përmirësohet fizikisht çdo ditë, duke iu përshtatur intensitetit të këtij futbolli. Tash është mirë dhe do të ketë minuta në dispozicion. Por, siç e kam thënë, duhet të ketë durim. E kuptoj që ka presin të madh për të, sepse një vend i tërë, Turqia, dëshiron ta shohë duke luajtur në Real Madrid, por djaloshi është 18 vjeç. Do të arrijë momenti i tij”, thotë ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe i Evertonit.

    “Në cilin prej pesë kampionateve e ke ndier më shumë presionin? Në fillim të karrierës sime, në Serie B (në Reggiana). Atje ishte mjaft e vështirë për mua ta menaxhoja stresin, sa që i pata thënë njërit prej asistentëve të mi se nuk do ta arrija vitin 2000. Dhe, ja ku jemi këtu, në vitin 2024. Dhe, pak nga pak ambientohesh dhe e kupton se presioni është benzina për ta bërë më së miri punën tënde”, përfundoi Ancelotti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark