Te Bayern i Mynih janë shumë të zemëruar dhe mërzitur për mënyrën sesi u eliminuan nga Champions, të kushtëzuar nga vendimet arbitrale.
Këtë e shpreh më së miri edhe trajneri i tyre Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp të pas ndeshjes.
“Mendoj që në situatën aktuale, moviola në fushë është e domosdoshme. Nuk mund të kushtëzohet një ndeshje nga vendimet arbitrale. Edhe Zidane ishte dakord që arbitri gaboi rëndë sot, pasi diskutuam në fund të takimit”, u shpreh i zemëruar Ancelotti.
Gjithsesi, trajneri italian nuk le mënjanë edhe krenarinë për ekipin dhe futbollistët e tij. ” Nuk e merituam të eliminoheshim. Normalisht që nuk i patëm bërë llogaritë edhe me Viktor Kassain kundër, por sot kemi qenë pranë realizimit të ndeshjes perfektë. Kishim çdo gjë nën kontroll, por pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Një mëkat, por gjithsesi jam krenar për këtë ekip që drejtoj dhe paraqitjen e tyre sot”, tha trajneri i bavarezëve.