Ancelotti nuk e merr djalin e tij te Brazili, ka përzgjedhur legjendën e Milanit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti nuk e merr djalin e tij te Brazili, ka përzgjedhur legjendën e Milanit

    Insajderi
    13 May 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    CNN raporton se Carlo Ancelotti po punon për emërimin e Kakas si ndihmës trajner te Brazili.

    Vetëm dy vjet më parë, Kaka përfundoi licencën e trajnerit në Brazil, duke marrë një licencë A dhe tani është i kualifikuar për të trajnuar ekipe kudo në botë.

    Kaka luajti 270 ndeshje nën drejtimin e Ancelottit te Milani, duke shënuar 95 gola dhe duke dhënë 77 asiste.

    Ai nuk luajti kurrë nën drejtimin e Carlettos te Real Madridi.

    Me një legjendë braziliane si Kaka në stafin e trajnerëve të Ancelottit, trajneri italian pritet të lidhet dhe të komunikojë më mirë me lojtarët e tij.

    Djali i Ancelottit, Davide, i cili ka qenë asistent i tij për një kohë të gjatë, pritet të fillojë karrierën e tij si trajner, duke marrë një punë te Rangers në Skoci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark