Ai nuk ka mundur të mos flasë për futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, për të cilin ka thënë se bënte gjithçka për stërvitje, madje e linte ish-të dashurën e tij, rusen Irina Shayk, tek shtëpia dhe nganjëherë stërviste deri në ora 3 të mëngjesit.
“Ronaldo ishte duke u stërvitur gjithmonë. Ai mund të rrinte në Valdebas [qendra stërvitore] deri në orën 3 të mëngjesit duke u stëvitur dhe bërë dush të ftohtë derisa Irina e priste në shtëpi”, tha Ancelotti për FT.
Tekniku italian tregoi se Ronaldos nuk i interesojnë parat, sipas Ancelottit, portugezi “dëshiron vetëm të jetë numri 1 në botë”.
Ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat u shpreh optimist për aventurën e tij të re në Mynih, duke thënë se Bayerni është “një familje e madhe, siç ishte klubi i Milanit”. /Insajderi.com