Para ndeshjes finale të së shtunës në Ligën e Kampionëve në mes të Atletico Madrid dhe Real Madrid, trajneri italian ka folur për ndeshjen e tij më të preferuar.
Finalja e vitit 2003 në mes të Milanit dhe Juventusit vazhdon të ndanë opinion, meqë edhe ndeshja ishte e barabartë ndërsa Milan arriti që të fitojë finalen vetëm ne penalti, shkruan Goal.com
Ish-trajneri i Milanit thotë se kjo ndeshja ka qenë me pak raste shënimi, por thotë se ka ende kujtime të mira nga ndeshja e zhvilluar në Manchester. Kjo sipas tij është ndeshja që i ka pëlqyer atij më së shumti.
Thotë të jetë ndarë tejet i kënaqur teksa ka parë ish-mbrojtësin Paolo Maldni duke ngritur lartë trofeun e rëndësishëm.