Andi Belegu: Koha është që komuna të jetë partner, jo pengesë për punëtorët e Prishtinës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Andi Belegu: Koha është që komuna të jetë partner, jo pengesë për punëtorët e Prishtinës

    Insajderi
    08 October 2025 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Andi Belegu (numri 50), ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur punëtorët, tregtarët dhe sipërmarrësit e kryeqytetit, duke theksuar se është koha që komuna të jetë partner në zhvillim, e jo pengesë.

    Përmes një postimi në Facebook, Belegu ka theksuar se në çdo cep të Prishtinës takon njerëz që punojnë me mund, tregtarë, zejtarë, fermerë e gra sipërmarrëse të cilët, sipas tij, janë zemra e ekonomisë së qytetit, por që prej vitesh janë lënë në harresë.

    “Pa hapësira të denja, pa mbështetje e pa kushte për të zhvilluar punën e tyre. Koha është që komuna të jetë partner, jo pengesë”, ka deklaruar Belegu.

    Ai ka bërë të ditur një sërë zotimesh që synojnë të gjallërojnë ekonominë lokale të Prishtinës, duke përfshirë:

    Renovimin e tregjeve të qytetit për t’i kthyer në hapësira të pastra, funksionale dhe të gjalla;

    Funksionalizimin e tregut të automjeteve, kafshëve dhe lëndëve drusore, që të punojë me rregull dhe transparencë;

    Rivitalizimin e qendrave tregtare në lagje, për t’i kthyer ato në pika të gjalla ekonomike;

    Përkrahje për bujqit dhe grante për gratë sipërmarrëse;

    Zgjerimin e rrjetit të tregjeve mobile për fermerët dhe artizanët.

    “Koha është për Prishtinën!”, përfundon mesazhin e tij kandidati i PDK-së, Andi Belegu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark