Andi Belegu: Koha për ta kthyer Prishtinën në duart tona është tani - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Andi Belegu: Koha për ta kthyer Prishtinën në duart tona është tani

    Insajderi
    04 October 2025 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale në Prishtinë, Andi Belegu, ka bërë një thirrje drejtuar qytetarëve të kryeqytetit që të reflektojnë për gjendjen aktuale të qytetit dhe të angazhohen për ndryshim.

    Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Belegu shpreh shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës, ndotjen e ajrit dhe mungesën e hapësirave të gjelbra.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Prishtina është shtëpia jonë.

    Por a ndjehemi si në shtëpi kur rrugët janë të errëta, ajri i ndotur, dhe lagjet e mbuluar me beton e bërllok?

    E di që shumë prej jush jeni të pavendosur. E di që jeni të lodhur nga fjalët.

    Gara e tanishme nuk ka të bëjë me parti, është për qytetin.

    Për fëmijët tanë që meritojnë parqe, për prindërit që duan të ecin të sigurt, për secilin prej nesh që do një Prishtinë që nuk të lodh por të jep jetë.

    Koha për ta kthyer Prishtinën në duart tona është tani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark