Andi Belegu: Në Asamble, do të kërkoj rritje të buxhetit për gjelbërim, investime dhe pagesa të rregullta - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Andi Belegu: Në Asamble, do të kërkoj rritje të buxhetit për gjelbërim, investime dhe pagesa të rregullta

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamblenë e Prishtinës nga PDK, Andi Belegu, me numër 50, ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes publike Gjelbër SH.A.,

    “Ata çdo ditë, pa zhurmë, kujdesen për më shumë se 994,052 m² gjelbërim në Prishtinë, nga parqet e lagjeve deri te Gërmia. Me vetëm 1.45 milionë euro buxhet në vitin 2025, ata arrijnë të mbajnë gjallë gjithë këtë hapësirë, që do të thotë se mirëmbajtja e një metri katror kushton më pak se 1.45 € në vit. E vërteta është se Komuna e Prishtinës jo vetëm që ndan një buxhet minimal, por edhe atë nuk e paguan me rregull. Punëtorët po përballen me vonesa të pagave dhe mungesë të mjeteve, ndërkohë që gjelbërimi i qytetit mbahet vetëm falë përkushtimit të tyre”, shkroi ai,

    Belegu bëri krahasime edhe Shkupin dhe Tiranën

    “- Shkupi ka mbi 15 m² gjelbërim për banor

    – Tirana mbi 9 m²

    Prishtina vetëm 2.9 m² – dhe as ato nuk financohen siç duhet”.

    Ai premtoi se në asamble do të kërkojë rritje të buxhetit për gjelbërim.

    “Kjo është fytyra e një kryeqyteti që flet për zhvillim, por nuk arrin të garantojë gjelbërim të dinjitetshëm për qytetarët e vet. Në Asamble, do të kërkoj rritje të buxhetit për gjelbërim, investime dhe pagesa të rregullta. Sepse gjelbërimi nuk është luks, është shëndet, oksigjen dhe jetë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark