Andi Belegu rikthen kujtimet e Kurrizit: Zemra e qytetit ku rinia sfidonte errësirën me dritë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Andi Belegu rikthen kujtimet e Kurrizit: Zemra e qytetit ku rinia sfidonte errësirën me dritë

    Insajderi
    05 October 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamblenë e Prishtinës nga PDK, Andi Belegu (nr. 50), ka ndarë kujtimet për Kurrizin, një nga vendet simbolike të kryeqytetit.

    Në një postim në rrjetet sociale, Belegu kujtoi historitë që prindërit e tij i kanë treguar për netët kur rinia e Prishtinës jetonte natën si formë rezistence, për kafet e vogla, muzikën e ulët dhe shoqëritë që nuk i ndante as frika.

    “Aty ku sot ecim para dyqaneve të lëna në mëshirë të kohës, dikur janë ndarë ëndrra, plane, dashuri e debate që mbaheshin gjatë gjithë natës. Kurrizi ka qenë zemra e qytetit, vendi ku njerëzit e Prishtinës e gjenin njëri-tjetrin edhe në kohët më të vështira”, shkruan Belegu.

    Ai theksoi se edhe pse së fundi është renovuar tuneli i Kurrizit, jeta kulturore e tij nuk ka pasur kurrë qendër në tunel, por gjithmonë ka lëvizur nëpër lokale, biseda dhe atmosferën e lirë që ka mbajtur gjallë qytetin.

    “Kurrizi nuk është thjesht një vend. Është kujtesa e një kohe kur qyteti jetonte me shpirt, dhe ku rinia e tij e sfidonte errësirën me dritë”, përfundon Belegu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark