
Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati ka komentuar zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Bushati përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “duhet të jeni ose shumë naivë ose shumë të pa ditur” për ata që mendonin se VV do dinte të joshte një tregtar të etur për fitime si Dukagjin Lipa më shumë se Rama apo Velijaj.
Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky festival që organizohet nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, është zhvendosur në Tiranë. Hapësira ku do të mbahet festivali është parku buzë liqenit artificial të Tiranës.
Dukagjin Lipa, një prej organizatorëve të festivalit “Sunny Hill” tha se shkaku i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për tokën që komuna u ndau, kanë marrë vendim që ta mbajnë festivalin në Tiranë.