Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, u zgjodh unanimisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Shevchenko fitoi postin e lakmuar si numri një i futbollit ukrainas pasi fitoi 93 nga 94 vota në kongresin e saj.
Ishte vet ish-sulmuesi i njohur i Milanit i cili kishte të drejtë të hidhte votën e 94-të si delegat, por nuk e bëri këtë.
Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Ukrainës me 48 gola në 111 ndeshje nga 1995 deri në 2012.
Si futbollist, Shevchenko fitoi Ligën e Kampionëve me Milanin në vitin 2003 dhe Topin e Artë vitin e ardhshëm.
Si president i UAF ai zëvendëson Andriy Pavelkon, i cili ishte në krye që nga viti 2015 dhe është anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.
Pavelko do të përballet me gjyqin në Ukrainë në një mosmarrëveshje ligjore të gjatë mbi akuzat për përvetësim fondesh. /Telegrafi/