Android, sistemi i parë operativ që lë pas Windows-in që prej 1980-ës - Insajderi
×
Teknologji

Android, sistemi i parë operativ që lë pas Windows-in që prej 1980-ës

Insajderi
04 April 2017 - 13:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas një raporti të ri nga StatCounter, Android është sistemi operativ më popullor në botë duke lënë pas për herë të parë Windows-in.

Të gjithë e kemi ditur se Android është sistemi operativ mobil më popullor duke komanduar mëse 80% të tregut por mesa duket është më i madh sesa kemi menduar.

Sipas një raporti të ri nga StatCounter, Android është sistemi operativ më popullor në botë duke lënë pas për herë të parë Windows-in.

Sipas StatCounter Android zotëron 37.93% të tregu ndjekur nga Windows me 37.91%. Kjo përbën një arritje historike për sistemin operativ sepse asnjë i tillë nuk kishte arritur të kalonte Windows-in që prej 1980-ës.

Do të thotë se më shumë përdorues po përdorin Android për tu qasur online sesa çdo pajisje tjetër përfshi edhe kompjuterat personalë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark