Android vazhdon të shënojë rritje - Insajderi
×
Teknologji

Android vazhdon të shënojë rritje

Insajderi
09 April 2016 - 21:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pajisjet me sistemin operativ Android të Google vazhdojnë të fitojnë kuotë në tregun botëror, duke u shkëputur nga Apple dhe Windoës Phone. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e tremujorit të shoqërisë Kantar.

Suksesi i Android nuk është vetëm në Europë por edhe në Kinë me +3.4 %, dhe SHBA +3.3%.

Ndërsa pajisjet iOS të Apple regjistrojnë një rënie të lehtë në SHBA me -0.5% dhe rënië më domethënëse në Kinë, me -3.2 % dhe Europë -1.8%.

Ëindoës Phone dhe 10 Mobile vazhdon të humbasë terren në treg në gjithë linjën e saj, me një rënie më të thellë se Apple, -4.2 % në Europë dhe-2.2 % në SHBA.

Sipas analizës së Kantar del një e dhënë interesante për Apple; në SHBA shifra mesatare e shpenzuar për një smartphone në tremujor ka qënë 352 dollarë, një rast i mirë për kompaninë e Kupertinos të zgjerojë kuotat në treg me daljen e iPhone SE, të prezantuar në 21 mars, që kushton më shumë se kjo shifër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark