×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtar bordi në AKP, merr pjesë në aktivitetin e partisë së Ministrit Krasniqi

    Insajderi
    19 October 2024 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhevdet Neziraj, anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke të jetë goxha i afërt me njerëzit e pushtetit, shkruan Insajderi.

    Ai nuk ka hezituar aspak ta fshehë këtë afërsi.

    Ish-kryetari dhe ish-deputeti i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), mori pjesë në një mbledhje  të organizuar nga kjo parti, që tashmë udhëhiqet nga nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

    Kjo parti aktualisht është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Neziraj ushtron këtë pozitë pasi Qeveria e Kosovës në vitin 2021 e kishte propozuar atë dhe shtatë të tjerë për t’u bërë anëtarë të bordit të AKP-së, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark