Anëtares së Vetëvendosjes i ndalohet hyrja në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtares së Vetëvendosjes i ndalohet hyrja në Kosovë

    Insajderi
    18 July 2016 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është mbajtur për disa orë në kufirin e Kosovës, dhe më pas është kthyer në Shqipëri, pasi i është komunikuar një urdhër për ndalim të hyrjes në territorin e Kosovës, njofton Insajderi.

    Sot, rreth orës 07:30 është ndaluar të hyjë në Kosovë Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve dhe anëtare e kryesisë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Policia kufitare i ka marrë direktivat drejtpërdrejt nga Ministria e Brendshme, dhe komunikimi është kryer në prani të Dejona Mihalit. Është për t’u vënë në dukje se urdhri për ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës është lëshuar në shkurt, por prej asaj kohe e deri sot Dejona Mihali nuk është vënë kurrë në dijeni për ekzistencën e këtij urdhri, as zyrtarisht e as në ndonjë mënyrë tjetër”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Ndalimi i Dejona Mihalit i shtohet depërtimit të Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit, të cilët po ashtu ishin ndaluar të futeshin në Kosovë para disa javësh. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark