Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thë se Qeveria nuk i ka paraprirë krizës me energjinë elektrike.
“Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.
“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”.
Shiko edhe:
Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.
“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.