Anëtari i PDK'së: Kemi prit që Lladrovci të mos kandidojë më - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i PDK’së: Kemi prit që Lladrovci të mos kandidojë më

    Insajderi
    29 July 2025 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driton Ajazi, anëtar i PDK-së deklaroi se kanë pritur që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci të mos kandidojë më për këtë pozitë.

    Ai tha se ka mospajtime për mënyrën se si ka udhëhequr Lladrovci për nëntë vite.

    Ajazi shtoi se sipas tij, kryetari aktual mund të quhet “kampion për keqqeverisje, nepozitëm e korrupsion”.

    “Rrethanat që kanë përcaktuar rikthimin tonë në Partinë Demokratike, është kriju një momentum i ri pas kandidimit të një kandidati tjetër nga radhët e PDK-së dhe jo kryetarin aktual, dhe pikërisht kjo ka qenë shtytja kryesore, sepse ne qysh në fillim kur kemi dalë në garë në vitin 2021, kemi qenë strukturat legjitime të dala në procesin zgjedhor 2019, dhe atëherë kërkesa jonë ka qenë që të mos vazhdohet me kandidatin në këtë rast zotin Lladrovci në vitin 2021. Dhe pikërisht PDK e rikandidoi, edhe pse ne strukturat legjitime të PDK-së në atë kohë që ishim rreth 80 për qind nuk ishim të pajtimit që të jetë Lladrovci kandidat”, tha Ajazi në Klan Kosova.

    Kujtojmë se kryesia e PDK-së, më 27 korrik vendosi që kandidat për kryetar të Drenasit të mos jetë më Lladrovci, por Petrit Hajdari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark