
“Ne s’mund të luajmë edhe më tutje hajgare. Para Azem Sylës do të duhej të ishin një varg emrash në burg”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se zyrtarët e PDK-së i kanë humbur kredencialet për të dalë në mbrojtje të udhëheqësve partiakë të cilët po arrestohen nga drejtësia, shkruan Express.
Krejt këto fjalë, Hoti i ka thënë pas fjalimeve të Hajredin Kuçit, Enver Hoxhajt e Arsim Bajramit. Të tre këta profesorë kanë thënë fjalë të mëdha për punët që janë bërë në kuadër të PDK-së.
Hoti po ashtu tha se Kadri Veseli po vjen në PDK në një kohë shumë të vështirë.
Ndryshe, Azem Syla, deputet i deritashëm i PDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Partisë, është arrestuar para disa ditësh në kuadër të një hetimi, për përfshirjen e tij në shitjen e tokave në mënyrë të kundërligjshme. /Insajderi.com