Anëtarja e grupit iniciues: Nesër në ora 9:00 nis peticioni për shkarkimin e Atiqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarja e grupit iniciues: Nesër në ora 9:00 nis peticioni për shkarkimin e Atiqit

    Insajderi
    16 January 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënshkrimi i peticionit të qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të komunës në pjesën veriore të Mitrovicës do të fillojë nesër në ora 09:00, ka bërë të ditur Sanja Lazareviq Krtiniq, anëtare e grupit që ka iniciuar procedurën.

    “Në emër të grupit iniciativ për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, po i njoftoj qytetarët se më në fund i kemi marrë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se nesër do të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit”, ka thënë Krtiniq tha për RTS-në, përcjell Gazeta Insajderi.

    Ajo ftoi të gjithë qytetarët serbë që nga nesër të vijnë dhe të mbështesin iniciativën për largimin e Erden Atiqit, duke thënë se ai nuk ka legjitimitet të udhëheqë një komunë ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.

    “Pres një përgjigje të madhe nga qytetarët, sepse besoj se askush nuk e përkrah drejtimin e qytetit tonë në këtë mënyrë dhe shkaktimin e tensioneve”, tha Krtiniq.

    Peticioni do të nënshkruhet në sallën e sporteve në pjesën veriore të Mitrovicës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark